Kounde drejt transferimit te Chelsea

Futboll

Kounde drejt transferimit te Chelsea

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:57
Kounde drejt transferimit te Chelsea

Chelsea raportohet se është afër mbylljes së marrëveshjes me Jules Kounden.

Klubi nga Londra është në prag që të bëhet me pronarë të rinj dhe ky zhvillim do t’i jepte dritën jeshile për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Sun”, Chelsea është afër marrëveshjes me Kounden, pasi edhe vetë lojtari e dëshiron largimin nga Sevilla.

23-vjeçari preferon kalimin në “Stamford Bridge”, pasi beson se do të jetë zgjedhja e parë nga Thomas Tuchel.

Francezi me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Por, largimi i tij mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës, pasi Kounde besohet se ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë funteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat