Neville nuk ka dyshime

Futboll

Neville nuk ka dyshime

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:37
Neville nuk ka dyshime

Gary Neville, ish-lojtar i Manchester United, sot opinionist për Sky UK, ka folur për të përditshmen Express për ish-lojtarin e Inter-it, Christian Eriksen.

“Mendoj se Eriksen do të merret nga një klub i madh. Mund të tregohet besnik ndaj Brentford, për atë që klubi ka bërë për ta ndihmuar”, ka thënë Neville.

“Por mund të luajë për Manchester City, Liverpool dhe për çdo klub tjetër mes gjashtë skuadrave të para të kampionatit anglez.

“Nëse Liverpool-i kërkon një mesfushor që mund të zëvendësojë Thiago Alcantara, i cili dëmtohet herë pas here, pse jo Eriksen?

“Është një profesionist i madh, një lojtar i madh. Ka cilësi të jashtëzakonshme, disa pasime të tijat kundër Manchester United kanë qenë të pabesueshme. Problemi me Tottenham-in është nëse mund të luajë në atë sistem me dy mesfushorët”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat