Maldini kundër Milan-it: Nuk është një gjë e mirë

Futboll

Maldini kundër Milan-it: Nuk është një gjë e mirë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:22
Maldini kundër Milan-it: Nuk është një gjë e mirë

Pasi është arkivuar titulli dhe sezoni triumfues i Milan-it, Paolo Maldini ka folur në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport edhe për të ardhmen e tij dhe atë të drejtorit sportiv Frederic Massara:

“Kontratat tona janë drejt skadencës dhe nuk kemi rinovuar”, ka thënë drejtuesi i kuqezinjve, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij kundrejt klubit.

“Duhet të them se për rrugëtimin që kemi bërë dhe për atë që ka ndodhur në të kaluarën edhe gjatë periudhës së krizës me Rangnick, më duket një mungesë respekti fakti që klubi nuk është ulur as të flasë me ne.

“Po them vetëm të flasin. Sepse ata mund edhe të na thonë ‘puna juaj nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë për të vazhduar’. Ose unë mund të them ‘strategjia juaj nuk më pëlqen’. Siç kam thënë më parë, mua më pëlqen të jem një garanci për tifozët”, ka shtuar Maldini.

“Unë nuk jam personi i duhur për të bërë një projekt që nuk ka një ide fituese. Nuk do të mund ta bëja kurrë. Realiteti është se pronësia nuk është ulur kurrë në tavolinë dhe kjo nuk është një gjë e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat