Klopp flet para finales me Realin

Futboll

Klopp flet para finales me Realin

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:22
Klopp flet para finales me Realin

Liverpooli do të luaj ndeshjen e fundit të këtij sezoni dhe më të rëndësishmen përballë Realit të Madridit në sfidën finale të Ligës së Kampionëve, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë lavdinë absolute në Europë.

Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku i skuadrës angleze, Jurgen Klop, komentoi për këtë sfidë dhe për formën që po kalon ekipi.

Ndjenja për fitore? – Nuk e di, ne duhet ta bëjmë këtë pyetje në fund të sfidës. Ne luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen", thotë Klopp.

Kush është favorit? "Nuk e di. Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara… mendoj se është Reali. Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh. Siguria e lojtarëve të Realit do të jetë shumë e lartë dhe kjo është diçka e rëndësishme në futboll", tha Klopp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat