Tottenham shumë pranë marrëveshjes me yllin e Interit

Futboll

Tottenham shumë pranë marrëveshjes me yllin e Interit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:51
Tottenham shumë pranë marrëveshjes me yllin e Interit

Merkatoja na ka treguar gjithmonë se ka surpriza, dhe një nga këto surpriza po ndodh pikërisht në këto çaste.

Të gjitha mediat, italiane dhe angleze po flasin për një interesim në orët e fundit të Tottenham të kroatit të Interit, Ivan Perishiq.

Por nuk është një interesim i thjeshtë, pasi shumë gazetarë dhe mediat po raportojnë se Perisic ka pranuar ofertën e Antonio Contes.

Anësorit kroat, i cili për këtë sezon ka qenë padyshim më i miri në skuadrën e Interit, i mbaron kontrata në qershor. Inter po bëhej gatoi për t’i paraqitur një rinovim të ri me disa të ardhura më shumë, por mesa duket Tottenham ka bërë një ofertë të parezistueshme për kroatin, i cili nuk ka nguruar t’i përgjigjet me “po” ish-trajnerit të tij, Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat