Goli i Zhegrovës në mesin e 10 më të mirëve

Futboll

Goli i Zhegrovës në mesin e 10 më të mirëve

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:42
Goli i Zhegrovës në mesin e 10 më të mirëve

Ka përfunduar edicioni i parë në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Roma është fituese e kësaj gare pasi në finalen e madhe mposhti gjigatin holandez Feyenoord Roterdam.

UEFA ka shpallur 10 golat më të bukur të kësaj gare ku janë emra të mëdhenj si ai i Dimitri Payet, Sinistera, Nicolo Zaniolo apo Lorenzo Pellegrini.

Në mesin e 10 golave më të mirë është edhe ai i yllit kosovar Edon Zhegrova që ralizoi në sfidën ndaj Kairat e fituar nga Baseli me rezultat 2-3.

Faqja e Ligës së Konferencës ka publikuar edhe linkun ku mund të votoni për golin më të mirë të kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat