Reali kampion i Evropës, Liverpooli shpërdoroi disa raste

Futboll

Reali kampion i Evropës, Liverpooli shpërdoroi disa raste

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:05 Përditësuar në ora: 00:16 më 29.05.2022
Goli i Realit

Ancelotti: Ky ishte plani dhe na shkoi mirë

Carlo Ancelotti hyri sot në historinë e futbollit europian duke u bërë trajneri i parë që fitonte katër herë Champions League.

Një arritje e jashtëzakonshme për italianin, i cili nuk ka ngurruar të lëshojë edhe thumbime në fjalët e tij të para pas sfidës.

“Ishte ndeshje perfektë dhe kaq. Jemi shumë të lumtur pasi e mbyllëm shumë mirë sezonin. Ajo që kem bërë, ishte mirë ose shumë mirë.

Kemi luajtur lojën vertikale dhe mbrapa kemi bërë shumë mirë, kjo ua komplikoi gjërat. Ata kishin raste, por ky ishte plani dhe na shkoi mirë”, tha Ancelorti.

Renditja e lojtarëve që kanë fituar më shumë Champions League

Paco Gento kryeson një renditje historike që disa lojtarë të Real Madridit janë afër me Champions League të fituar kundër Liverpool-it në Paris, shkruan media spanjolle “As”.

Nëse Real Madridi dhe Milani janë skuadrat që kanë fituar më shumë tituj, është normale që lojtarët që kanë fituar më shumë tituj në karrierën e tyre kanë luajtur për njërën nga këto dy skuadra. I pari në renditje, i vetmi me gjashtë, është Paco Gento. Ai fitoi pesë edicionet e para me Real Madridin dhe përveç kësaj, atë të vitit 1966. Një legjendë e vërtetë e kompeticionit.

Natyrisht, ai ndiqet nga shumë lojtarë të Real Madridit që fituan ato pesë edicionet e para të Kupës së sapokrijuar evropiane. Këto janë emrat si Alfredo Di Stéfano, Héctor Rial, José María Zárraga, Marcos Alonso, Rafael Lesmes apo Juanito Alonso.

Në këtë hap të dytë të pesë herë kampionëve gjejmë dy lojtarë të Milanit si Maldini dhe Costacurta. Të dy italianët ndanë një ekip në më shumë se njëzet vitet që kaluan si kuqezinjtë. Ata arritën të ishin kampionë në vitet 1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007. Në këtë titull të fundit, Costacurta pati një rol. Në vend të kësaj, Maldini filloi në të pesë finalet. Përveç kësaj, ata ishin tre herë nënkampion.

Me pesë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili katërshes që fitoi me Real Madridin, duhet t'i shtohet edhe ai që fitoi me Manchester United në 2008. Vetëkuptohet se ai ishte një lojtar shumë vendimtar në secilin prej edicioneve të tij ka fituar. tituj

Grupit të njohur prej pesë kampionësh i bashkohen gjithsej shtatë lojtarë të tjerë të Real Madridit me Champions të fituar në Paris. Ata janë: Gareth Bale, Karim Benzema, Dani Carvajal, Marcelo, Modriç dhe Nacho. Isco, megjithatë, dhe pavarësisht se është lojtar i Real Madridit, nuk e llogarit Champions League që nuk ka luajtur asnjë minutë.

Me katër tituj ka shumë lojtarë, shumica e tyre nga skuadra e Real Madridit mes viteve 2014 dhe 2018. Por duhet përmendur veçanërisht Clarence Seedorf dhe Samuel Eto'o, të vetmit për të fituar Champions League me tre skuadra të ndryshme. Holandezi e bëri këtë me Ajax, Real Madrid dhe Milan; dhe kamerunasi me Real Madridin, Barcelonën dhe Interin.

Ja sa tituj i ka fituar Reali!

Real Madrid udhëheq bindshëm me tituj të Evropës.  

Klubi “mbretëror” deri me tash 14 herë e ka fituar trofeun e garës më prestigjioze.

Sonte ia doli të gjunjëzoi me rezultat 1:0 LIverpoolin, në finalen e Champions League e cila u luajt në stadiumin "Stade de France" në Paris. 

Milani ka 7 tituj e Liverpooli 6 etj.

Reali është i paprekshëm deri me tash, madje në dekatën e fundit e ka fituar pesë herë Championsin!

Ky është trim i finales së Champions League 

Portieri Thibaut Courtois është trim i finales së Champions League.

Courtois sa një qind duar, duke mbrojtur një mori raste të lojtarëve të Liverpoolit dhe më i merituar që Reali sonte fitoi Champions League. 

Portieri belg Courtois u vlerësua me notë 9.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. Pas tij David Alaba i

Realit është më i miri me notë 7.8.

Reali triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Liverpoolit.

Reali kampion i Evropës

(E plotësuar): Real Madridi është kampion i ri i Evropës! “Mbretërit” shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Liverpoolit, në finalen e Champions League e cila u luajt në stadiumin "Stade de France" në Paris.

Mbi 80 mijë shikues panë një finale të fortë e me raste shënimi sidomos nga ana e futbollistëve të Liverpoolit.

FC Liverpooli i pafat, shpërdoroi shumë raste e fajtor për këtë ishte portieri Thibaut Courtois. Reali në festë por më i merituari për triumfin në finale është Thibaut Courtois. Finalja filloi me 36 minuta vonesë, jo në orën 21.00 por në 20.36 për shkak të sigurisë dhe hyrjes së shikuesve në stadium. Reali fiton për të 14-tën herë në histori Champions League, ndërsa Liverpooli ka fituar 6 herë deri me tash.  

Në minutën e 17-të, Thiago (Liverpool) rast ideal por portieri Thibaut Courtois mezi shpëton portën e tij.

Pas katër minutave (21’) Sadio Mane nga rreth 15 metra godet fuqishëm por portieri Courtois me majë të gishtërinjve e dëbon topin, aleat i tij edhe shtylla e poshtme e djathtë, shpëtoi Reali.

Karim Benzema në minutën e 42-të nuk u tregua i shkathtë, i vetëm me portier por u ngatërrua me top dhe lëshon rastin më të mirë.

Në minutën e 59-të, shpërthen festa në stadiumin "Stade de France" në Paris. Federico Valverde asiston për bukuri e Vinicius Junior nga afërsia shënon për 0:1 duke iu falënderuar edhe mos reagimi si duhet të mbrojtjes së skuadrës angleze.

Në minutën e 64-të, Mohamed Salah (Liverpool) godet nga rreth 16 metra drejt krahut të djathtë të portës, por Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyeshme.

Mohamed Salah (Liverpool) në minutën e 59-të nga afërsia rreth dy metra e në kënd të vështirë me një gjuajtje të mirë drejt këndit të poshtëm të majtë, por Thibaut Courtois bën një pritje fantastike duke ia mohuar golin. Reali shënon fitore me rezultat 1:0 por më shumë fat për faktin se skuadra angleze pati një mori raste që nuk i konkretizoi.

Liverpool - Real Madrid 0:1

Stadiumi "Stade de France" në Paris.

Shikues: 80.000.

Gjyqtar: C. Turpin (Franca).

Shënues: Vinícius Junior (59’).

Kartona të verdhë: Fabinho.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson (Keita 77’), Thiago (Firmino 77’); Diaz (Diogo Jota 65’), Salah, Mane. Trajner: Klopp.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos (Ceballos 90’), Casemiro, Modriç; Valverde (Camavinga 86’), Benzema, Vinícius Junior (Rodrygo 90+3’). Trajner: Ancelotti.

90' Minuta e fundit, Reali në epërsi me 0:1.

86' Reali afër qëllimit, LIverpool po sulmon.

83' Salah i vetmuar por goditjen e tij e mbrojti portieri Courtois.

80' Diogo Jota (Liverpool) gjuan bukru e topi i devijuar shkon drejt këndit të poshtëm të majtë, por Thibaut Courtois tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje të shkëlqyer.

78' Finale me emocione, Reali afër qëlllmit.

75’ Liverpooli ka shtuar presionin në drejtim të portës së Realit.

Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Vinícius Junior (59’).
Kartona të verdhë: Fabinho.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz (Diogo Jota 65’), Salah, Mane. Trajner: Klopp.

72' Lojë e zjarrtë.

69' Mohamed Salah (Liverpool) nga afërsia dy metra e në kënd të vështirë me një gjuajtje të mirë drejt këndit të poshtëm të majtë, por Thibaut Courtois bën një pritje fantastike duke ia mohuar golin.

66' Liverpooli në presion.

64' Mohamed Salah (Liverpool) godet nga rreth 16 metra drejt krahut të djathtë të portës, por Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyeshme.

62’ Kartoni i parë i verdhë, Fabinho.

Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Vinícius Junior (59’).
Kartona të verdhë: Fabinho.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Junior. Trajner: Ancelotti.

59' Federico Valverde asiston për bukuri e Vinicius Junior nga afërsia shënon për 0:1.  

55' Lojë me presion, LIverpool apo Real, cila do të ngrejë lart trofeun?

Liverpool - Real Madrid 0:1
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

51' Liverpool po sulmon.

48' Lojë me ritëm.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, me dy raste ideale! Sadi Mane i Liverpool, qëllon shtyllën e poshtme të djathtë në minutën e 21-të.

Në minutën e 43-të, Karim Benzema vetëm me portier, por në vend që të gjuan, ai mundua të pasoj të një bashkëlojtar por gaboi.

Liverpool - Real Madrid 0:0

Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

43' Karim Benzema nuk u tregua i shkathtë, i vetëm me portier por u ngatërrua me top dhe lëshon rastin më të mirë.

42' Rezultati edhe më tej 0:0,

41' Henderson tentoi nga distanca por jashtë portës së Realit.

40' Ancelotti është në një situatë jo të lakmueshme, pasi që ekipi i tij po has në presion të Liverpoolit.

38' Nuk ka gola, me përjashtim të një shtylle në minutën e 21-të nga ana e Liverpoolit.

36’ Reali po orvatet përmes Karim Benzema por pa sukses.

Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

35' "Reds-at" më të mirë, sulmojnë Realin.

32' Reali assesi të krijoj rast.

30-' Finale interesante, nuk ka ende gola.

27' LIverpooli është më i rrezikshëm.

25' Portieri Courtois është figura kryesore deri me tash.

22' Reali në presion.

21’ Sadio Mane nga një distancë godet fortë por portieri Courtois me majë të gishtërinjve e dëbon topin, aleat edhe shtylla e poshtme e djathtë, shpëton Reali.

19' Liverpooli po rrezikon, një rast të mirë deri me tash.

Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

17’ Thiago (Liverpool) rast ideal por portieri Thibaut Courtois mezi shpëton portën e tij.

16' Lojë me taktizime deri me tash.

14' Liverpooli e fut në presion Realin.

12' Liverpooli po tenton të bëhet më i rrezikshëm.

10' Edhe më tutje 0:0. Asnjë rast deri me tash.

7' Reali dhe Liverpooli, dy ekipe synojnë tiutllin e Champions League.

6’ Ndeshje me emocione, 80 mijë shikues.

Liverpool - Real Madrid 0:0
Stadiumi "Stade de France" në Paris.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

5' Të dy ekipet luajnë me kujdes.

 3' Ndeshje me rivalitet.

1' Fillon ndeshja.

Futbollistët në fushë.

Gati për lojë.

Rrëmujë e madhe para finales së Champions League që duhej të kishte filluar të luhej tashmë në Sted de France të Parisit.

Policia parisiene mesazh tifozëve: Mos hyni me dhunë në stadium!

80 mijël shikues në stadium.

Liverpool - Real, finalja fillon në orën 21.30.

Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta! Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium.

Atmosferë e zjarrtë.

Real Madridi sonte lufton për trofeun e 14-të në garën prestigjioze evropiane, Champions League në futboll, ndërsa Liverpooli do të tentojë të jetë më i miri në Evropë për herë të shtatë.

Ndeshje që pritet me emocione të mëdha mes dy skuadrave më të mira, LIverpool - Real Madrid.

Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Carlo Ancelotti i Real Madridit, dy trajnerë që janë në presionin e finales së madhe.

Liverpool - Real Madrid

Stadiumi "Stade de France" në Paris.

Gjyqtar: C. Turpin (Franca).

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriç; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

Pesë lojtarë e nisin me rekord

Në orën 21 do të fillojë ndeshja më e pritur e sezonit në nivel klubesh. Në Stade de France do të zhvillohet finalja e Champions League mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it.

Të Kuqtë duan të fitojnë kupën e sh tatë me veshët e mëdhenj dhe lojtarët e Jurgen Klopp janë shumë të motivuar për t’ia arritur qëllimit.

Nga ana tjetër është klubi më fitues i kompeticionit: Los Blancos janë në kërkim të Champions-it të 14-të në historinë e tyre. Dy klubet kanë publikuar formacionet e tyre.

Jordan Henderson do ta nisë një finale të Champions-it si kapiten për herën e tretë, më shumë se çdo futbollist anglez në historinë e kompeticionit.

Real Madrid është skuadra e parë që do të ketë në formacionin titullar të një finaleje të Champions League katër lojtarë me 100+ paraqitje në këtë kompeticion (Benzema, Kroos, Modric and Alaba).

UEFA zbulon stadiumet që do të presin dy finalet e ardhshme të Champions Leagues

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i Liverpool-Real Madrid, UEFA ka zbuluar edhe stadiumet që do të presin finalet e dy edicioneve të ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Kështu, siç ishte bërë e ditur edhe më herët, finalja e edicionit të ardhshëm do të luhet në “Allianz Arena” të Mynihut, stadium me kapacitet 75 mijë vende dhe që është inauguruar në 2005-ën.

Në këtë impiant është zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve edhe në sezonin 2011-2012, kur Chelsea ia doli të kurorëzohet fitues përballë Bayernit të Mynihut vendas.

Ndërkohë një vit më vonë, në 2024-ën, finalja do të luhet në “Wembley” të Londrës, një stadium me kapacitet 90 mijë vende dhe që ka pritur edhe plot 6 herë të tjera ndeshjen më të rëndësishme të Champions-it.

Autobusi i Liverpoolit bllokohet në trafik duke udhëtuar për në finalen

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid në Paris.

Skuadra e Liverpul ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”.

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së Klop që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës.

Ndërsa Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet telvizive tregonin ende autobusin e Liverpulit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadiumin në lagjen e “Saint Denis".

Tifozët e Liverpoolit arrijnë në Francë me gomone! Historia e pabesueshme

Fatkeqësi me një fund të lumtur për shumë tifozë te Liverpool perpara finales se Champions League ne Paris mes ekipit “reds” te Klopp dhe Real Madridit… “Nuk do të ecësh kurrë vetëm”, ​​por në të vërtetë: në kuptimin e vërtetë të “nuk do të ecësh vetëm”…

S​sepse ata do të jene atje, pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve. “Gjithçka dhe të gjithë”, për shumë tifozë të Liverpool-it që po planifikonin një udhëtim të rehatshëm dhe normal në Francë për të parë finalen e Champions League kundër Real Madridit quhet “fluturim i anuluar”.

Kjo është fatkeqësia e disa mbështetësve të Reds, të cilët kanë parë të zhduket ëndrra për të ndjekur djemtë e Jurgen Klopp në Paris. Por si është shprehja qe thonë? “Pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve”, kaq…

Tifozët u mblodhën dhe gjetën një mënyrë alternative: njëri prej tyre telefonoi një mik, pronar të një shkolle detare dhe organizoi një kalim të vërtetë nga Anglia në Francë, me një gomone.

Të gjitha të dokumentuara nga disa të publikuara në rrjetet sociale: det i hapur dhe shumë buzëqeshje. Ftohtë dhe pak e frikshme! Por kur e dashuron ekipin e zemres mund te besh kaq dhe me shume…

“Na vinte keq për djemtë dhe duhej të bënim diçka: në udhëtim pamë disa delfinë. Kishte disa fytyra të shqetësuara, por gjithmonë besoja”, tha një tifoz për “Liverpool Echo”.

Një histori që është e pabesueshme, por që ka rezultuar në një fund të lumtur: një herë në tokë ata morën një tren për në Rennes dhe më pas një në Paris, duke mbërritur shëndoshë e mirë. Dhe me një përvojë më shumë për të treguar, një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat