Autobusi i Liverpoolit bllokohet në trafik duke udhëtuar për në finalen

Futboll

Autobusi i Liverpoolit bllokohet në trafik duke udhëtuar për në finalen

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:21
Autobusi i Liverpoolit bllokohet në trafik duke udhëtuar për në finalen

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid në Paris.

Skuadra e Liverpul ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”.

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së Klop që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës.

Ndërsa Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet telvizive tregonin ende autobusin e Liverpulit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadiumin në lagjen e “Saint Denis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat