Ramadani bën hapin e madh në karrierë

Futboll

Ramadani bën hapin e madh në karrierë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:39
Ramadani bën hapin e madh në karrierë

Ylber Ramadani transferohet në kampionatin skocez. Mesfushori 26-vjeçar i Kombëtares Shqiptare ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur Aberdeen, për të firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një vit të tretë.

Burime për SuperSport konfirmojnë se marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e hënë pritet që Ramadani të kryejë edhe vizitat mjekësore në një klinikë në Tiranë, duke qenë se është i grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare për ndeshjen e Nations League.

Ky është një hap mjaft i rëndësishëm i Ramadanit, që transferohet në një klub me histori 119-vjeçare, i cili periudhën më të ndritur e ka pasur në 1978-1986, nën drejtimin e të madhit Sir Alex Fergusson, ku ka fituar tre tituj kampionë, katër Kupa Skocie, Kupën e Kupave dhe Superkupën Europiane.

Aberdeen garon në Superligën skoceze dhe do të jetë padyshim “piaca më e lartë” për Ramadanin, që në të shkuarën ka luajtur me Ferizajn, Prishtinën e Dritën në Kosovë, Partizanin në Superiore, Veljen në ligën e dytë daneze dhe së fundi MTK Budapest në Hungari.

Ylber Rammadani është pjesë e Kombëtares Shqiptare prej vitit 2018 dhe që atëherë numëron 15 ndeshje me fanellën kuqezi, teksa ka gjetur një herë edhe rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat