​Conte dridh Interin, ia kërkon edhe Bastonin

Futboll

​Conte dridh Interin, ia kërkon edhe Bastonin

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:58
​Conte dridh Interin, ia kërkon edhe Bastonin

Në mediat italiane dhe britanike po shtohen raportet se Antonio Conte dëshiron një ribashkim me mbrojtësin e Interit Alessandro Bastoni në Tottenham pas Ivan Perisic.

Besohet se tani që Perisic ka vendosur të refuzojë një ofertë për kontratë të re nga “Nerazzurrët”, në mënyrë që ai të mund të pranojë një sfidë të re në Premier Ligë me Conten.

Reprezentuesi kroat ishte shprehur i zhgënjyer me klubin që e la atë deri në javët e fundit për të diskutuar kontratën e tij, duke konsideruar se ajo do të skadojë më 30 qershor.

Ai e konsideroi këtë mungesë respekti dhe prandaj ishte gati të vazhdonte më tej, përcjellë KosovaPress.

Tani Conte dëshiron të tërheqë një tjetër lojtar nga Interi, ku fitoi Scudetton në sezonin 2020-21, konkretisht mbrojtësin Bastoni.

Do të jetë një marrëveshje më e ndërlikuar për t'u arritur, duke pasur parasysh se Bastoni shihet si një nga figurat e ardhshme për “Nerazzurrët”, veçanërisht për aftësinë e tij për të luajtur me topa të gjatë dhe për të shtyrë përpara si dhe për t’u mbrojtur.

Bastoni sapo ka mbushuri 23 vite dhe u ble nga Atalanta në vitin 2017 për 31 milionë euro.

Manchester City ishte gjithashtu i lidhur me Bastonin, i cili është i ngjashëm në stilin e lojës me të preferuarin e Pep Guardiolës, Leonardo Bonucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat