E konfirmuar, investitorët e Liverpoolit kanë blerë Milanin

Futboll

E konfirmuar, investitorët e Liverpoolit kanë blerë Milanin

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Tanimë është konfirmuar nga vetë kampioni italian që RedBird Capital Partners dhe Elliot Advisors UK Limited kanë arritur marrëveshje që RedBird të jetë pronari i ri i Milanit.

Kalimi në pronësi të re do të ndodhë gjatë verës, me një mbyllje të pritshme jo më vonë se muaji shtator i këtij viti.

Marrëveshja, e cila vlerëson klubin në 1.2 miliardë euro, do të bëjë që Elliott të mbajë një interes financiar të pakicës në klub dhe vende në bordin e drejtorëve, përcjell KosovaPress.

Forcimi i një partneriteti midis RedBird dhe Elliott vazhdon përparimin e bërë nën kujdesjen e Elliott gjatë katër viteve të fundit.

Prioriteti i RedBird është të punojë me kampionët aktual italian dhe të menaxhojë klubin për të vazhduar udhëtimin e Milanit drejt majave më të larta të futbollit botëror.

“Ne jemi të nderuar që jemi pjesë e historisë së shkëlqyer të AC Milan dhe jemi të emocionuar që do të luajmë një rol në kapitullin e ardhshëm të klubit, teksa ai kthehet në vendin e tij të merituar në majat e futbollit italian, evropian dhe botëror”, tha Garry Cardinale, themeluesi dhe partneri menaxhues e RedBird.

Po ashtu, investitorët RedBird kanë edhe aksione te gjiganti anglez, Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat