Duka: Asllanin dua ta shoh te Interi

Futboll

Duka: Asllanin dua ta shoh te Interi

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 11:10
Duka: Asllanin dua ta shoh te Interi

Kristjan Asllani ka përfunduar në qendër të mërkatos, pasi Interi dhe Milani janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë nisur kontaktet zyrtare me Empolin.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka spikatur me toskanët në Serinë A në vitin 2022 dhe te Interi e shohin si pasuesin ideal të Marcelo Brozoviç, teksa edhe kreu i FShF-së, Armand Duka preferon zikaltrit si destinacion për 21-vjeçarin.

“Asllani ka bërë një sezon fantastik dhe meriton të transferohet në një klub te madh.

Do të doja ta shihja te Interi, por si titullar.

Është në moshë të re dhe më mirë të qëndrojë aty ku është e të luajë, sesa të rrijë në stol në një skuadër të madhe”, u shpreh Duka për “calciomercato.it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat