Ramadani nuk është më trajner i Egnatias

Futboll

Ramadani nuk është më trajner i Egnatias

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 22:33
Ramadani nuk është më trajner i Egnatias

Zekerija Ramadani nuk është më trajner i Egnatias. Tekniku 44-vjeçar, i cili mori drejtimin e rrogozhinasve më 6 dhjetor të vitit të kaluar, ka njoftuar divorcin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Pas një fillimi jo fort të mirë, Ramadani ia doli të rikthejë Egnatian te rezultatet pozitive dhe të sigurojë mbijetesën e skuadrës në elitën e futbollit shqiptar, ndonëse nëpërmjet Play Out-it ndaj Korabit.

“Të dashur miq. Dua të njoftoj se bashkëpunimi im me Egnatian është mbyllur përfundimisht sot. Ishte një sezon me shumë vështirësi, por të gjithë bashkë ia dolëm të sigurojmë qëndrimin në Superiore.

Dua të falënderoj të gjithë që ishin me mua në këtë rrugëtim, si punëtorët e fushës, stafin tim, ish-drejtuesit, futbollistët që dhanë gjithçka. Dua të falënderoj edhe tifozët e Egnatias, si dhe presidentin e ekipit, Agim Demrozi, që ishte gjithmonë pranë në këtë rrugëtim. Suksese në sezonin e ardhshëm”, shkroi Ramadani.

Trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut nuk pritet të qëndrojë gjatë pa punë, pasi për të ka disa oferta nga klube të Kosovës, me Gjilanin që ka bërë hapa konkretë, duke i propozuar pankinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat