Kukësi ndan rrugët me lojtarin

Futboll

Kukësi ndan rrugët me lojtarin

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 23:03
Kukësi ndan rrugët me lojtarin

Pas largimit të trajnerit Diego Longo, Kukësi ndan rrugët edhe me Pablo De Lucas-in. Spanjolli ishte një vlerë e shtuar për skuadrën verilindore, aq sa u cilësua edhe si truri i mesfushës në “Abissnet Superiore”.

Por kontrata mes tij dhe Kukësit ka përfunduar në fund të këtij sezoni dhe palët kanë vendosur të mos rinovojnë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kuksian përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve.

Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë.

Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat