Muller: Bundesliga është prapa në buxhet

Futboll

Muller: Bundesliga është prapa në buxhet

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:27
Muller: Bundesliga është prapa në buxhet

Thomas Muller beson se Bundesliga nuk është ende shumë konkurruese në krahasim me top-ligat e tjera europiane. Ai është i kënaqur me fitoren e Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës, sepse është i bindur se kjo mund të jetë mirë për lëvizjen futbollistike gjermane:

“Bayerni aktualisht ka një avantazh në në nivel kombëtar, por ndërkombëtarisht jemi mbrapa në aspektin buxhetor, gjithashtu edhe në aspektin konkurrues. Të them të drejtën, Bayerni nuk ka arritur kurrë të tërheqë yje të klasit të parë.

Jean-Pierre Papin ishte në një fazë rënie dhe Arjen Robben mbërriti në një mënyrë të veçantë. Ne gjithmonë i kemi ndërtuar yjet tanë vetë, gjë që është e mire. Për shembull, unë isha i lumtur me fitoren e Eintracht në finalen e ‘Europa League’ dhe Leipzig në gjysmëfinale.

Ne duhet të bëhemi ligë më shumë tërheqëse ndërkombëtarisht. Të gjithë duhet të punojnë shumë për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat