Finalja në Cardiff për t'u kualifikuar në Kampionatin Botëror

Futboll

Finalja në Cardiff për t'u kualifikuar në Kampionatin Botëror

Nga: K. G. Më: 4 qershor 2022 Në ora: 23:24
Ukraina, foto AP

Të dielën, në orën 18:00, në Cardiff zhvillohet finalja e play-off-it të Botërorit, ndërmjet Uellsit dhe Ukrainës. 

Skuadra fituese do të marrë biletën e fundit nga Evropa për në Kampionatin Botëror – “Katar 2022”.

Uellsi mundi me rezultat 2:1 Austrinë në gjysmëfinalen që u zhvillua në muajin mars. 

Në gjysmëfinalen e dytë të mërkurën e kaluar, Ukraina mposhti me rezultat 3:1 Skocinë në Glasgou.

Ukraina kërkon fitore dhe kualifikimin, që do të ishte e jashtëzakonshme, kur kihet parasysh se ky shtet nga 26 shkurti është në luftë me agresorin rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat