Asllani është gjithnjë e më larg Empolit

Futboll

Asllani është gjithnjë e më larg Empolit

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:01
Asllani është gjithnjë e më larg Empolit

Kristjan Asllani është gjithnjë e më larg Empolit dhe këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti i toskanëve, Fabrizio Corsi, që në prezantimin e trajnerit të ri, Paolo Zanetti, pranoi se për mesfushorin interesohen shumë klube.

“Për Asllanin kemi marrë shumë oferta nga klube të mëdha dhe do të jetë thuajse e pamundur ta mbajmë.

Duhet të mësohemi me idenë që atë dhe Vitin nuk do t’i kemi sezonin e ardhshëm në ekip. Jemi një ekip mesatar apo i vogël dhe sigurisht që futbollistë të caktuar nuk kemi mundësi t’i mbajmë gjatë”, u shpreh Corsi.

Për Asllanin kanë shfaqur interes Interi, Milani e Napoli, megjithatë mediat italiane japin zikaltrit si të favorizuar për blerjen e kartonit të tij, pasi kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin dhe pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Empolin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare debutoi vetëm këtë sezon në Serinë A, por nga janari i 2022-shit u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, duke dhuruar paraqitje mjaft cilësore para mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat