Sezoni për notën 10 i Lorenzo Pellegrinit

Futboll

Sezoni për notën 10 i Lorenzo Pellegrinit

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:08
Sezoni për notën 10 i Lorenzo Pellegrinit

Sezoni 2021/2022 nuk do të harrohet lehtë nga Lorenzo Pellegrini. Mesfushori italian duket se më në fund ka bërë hapin që të gjithë prisnin nga dikush me cilësitë e tij.

I ndihmuar në këtë kuptim nga puna e José Mourinhos, kapiteni i Romës hoqi rrobat e një djaloshi të ri dhe veshi kostumin e një futbollisti të pjekur.

Me shiritin e kapitenit në krah pas lamtumirës së disa veteranëve si Totti, De Rossi dhe Florenzi, numri 7 u bë kapiteni i parë në historinë e klubit që ngriti një titull evropian: Conference League.

Një edicion i jetuar si protagonist, që kulmoi me ngritjen e trofeut nën qiellin e Tiranës. Tani ka ardhur koha që Pellegrini të marrë hapësirën që meriton në kombëtare. Kapiteni i Romës nuk ishte pjesë e asaj skuadre që triumfoi në “Euro 2020” për shkak të një dëmtimi muskulor.

Dy paraqitjet e fundit në Ligën e Kombeve, kundër Gjermanisë dhe Hungarisë, duket se tregojnë pikërisht përfshirjen e Pellegrinit në projektin e kaltër.

Pellegrini shënoi në të dyja ndeshjet, duke ndihmuar Italinë që të grumbullonte 4 pikë dhe mbi të gjitha të ngrinte kokën pas poshtërimit të pësuar nga Argjentina në sfidën “Finalissima”.

Kapiteni i Romës ka një moti më shumë: Mancini ka vendosur t’i besojë fanellën me numrin 10. Ajo që ka veshur edhe nga Francesco Totti. Ai që ka besuar gjithmonë te Lorenzo dhe që e di se çfarë do të thotë të jesh kapiten. Ndoshta jo vetëm i Romës, por një ditë edhe i kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat