Sulmuesi anglez merr vendimin!

Futboll

Sulmuesi anglez merr vendimin!

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 13:45
Sulmuesi anglez merr vendimin!

Markus Rashford ka refuzuar një përpjekje të Totenhemit për ta transferuar këtë verë në Londër.

Sulmuesi i Junajtidit kaloi një sezon të vështirë në “Old Trafford” dhe Antonio Konte i ofroi një mundësi për t’u rinisur 24-vjeçarit.

Por ai ka vendosur ta refuzojë atë sipas “The Times” pas bisedës që ka pasur me trajnerin Ten Hag, i cili e ka pjesë të projektit. “Spërsat” e kanë nisur shumë aktivë këtë merkato.

Pasi firmosën me Perisiçin, dje firmosi një kontratë 2-vjeçare me parametër zero edhe ish-portieri i Sauthemptonit, Frejzër Forster. Konte kërkon nga Interi edhe Bastonin dhe Pau Torresin e Vijarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat