Falcao do të mbetet tek Rayo Vallecano

Futboll

Falcao do të mbetet tek Rayo Vallecano

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 14:22
Falcao do të mbetet tek Rayo Vallecano

Radamel Falcao do të mbetet tek Rayo Vallecano të paktën edhe një për sezon.

Drejtori sportiv i klubit spanjoll, David Cobeno, ka thënë se Falcao do të vesh fanellën e Vallecanos edhe sezonin e ardhshëm.

36-vjeçari verën e kaluar iu bashkua skuadrës spanjolle nga Galatasaray.

“Ai do të vazhdojë te ne edhe sezonin e ardhshëm dhe në ditët vijuese do të zyrtarizohet rinovimi i kontratës”, tha Cobeno.

Falcao në sezonin e fundit me Vallecanon ka zhvilluar 25 ndeshje duke shënuar gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat