Shkëndija pa kryetrajner ndodhet në Slloveni!

Futboll

Shkëndija pa kryetrajner ndodhet në Slloveni!

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:48
Shkëndija pa kryetrajner ndodhet në Slloveni!

Shkëndija ka mbërritur në Slloveni, ku do të përgatitet për sfidat që do të pasojnë në skenën evropiane dhe atë vendore.

Tetovarët do të kenë stërvitje dhe ndeshje miqësore në tokën sllovene. Por, është për t’u habitur që Shkëndija ende nuk ka emëruar trajner pas përfundimit të sezonit aktual.

Legjenda e futbollit të Maqedonisë, Artim Shaqiri e drejtoi skuadrën deri në fund të kampionatit, ndërsa në fund të sezonit u largua për të vazhduar me postin e drejtorit.

Kështu nuk dihet se me kë do të punojë dhe stërvitet Shkëndija në Slloveni, ndërsa trajneri i parë është më se i nevojshëm. Njëkohësisht, Shkëndija do t’i përfundojë përgatitjet vetëm me një përforcim të ri. Nga ekipi u larguan disa lojtarë dhe te “kuqezinjtë” nga Tetova iu bashkua vetëm Bashkim Velija.

Fokusi i Shkëndijës aktualisht është në Ligën e Konferencës së UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat