Ibraimi zgjedh një tjetër klub shqiptar

Futboll

Ibraimi zgjedh një tjetër klub shqiptar

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:05
Ibraimi zgjedh një tjetër klub shqiptar

Ibraimi zgjedh një tjetër klub shqiptar!

Besart Ibraimi është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut. 35-vjeçari nga Kërçova zhvilloi gjashtë sezone fantastike me Shkëndijën e Tetovës (2015-2021), duke fituar dy tituj kampionë dhe po kaq Kupa të Maqedonisë së Veriut me kuqezinjtë, klub ku mban rekordin sa i përket golave.

Sulmuesi shqiptar, i cili ka veshur 15 herë fanellën e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ishte pjesë e grekëve të AO Xanthi në sezonin e fundit, gjatë së cilit realizoi katër gola në 13 ndeshje. Emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm te Partizani, por Ibraimi ka vendosur të rikthehet në futbollin maqedonas.

Goleadori ka takuar dje drejtuesit e Struga Trim Lum, klubit shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, dhe palët kanë rënë parimisht dakord. Zyrtarizimi i transferimit tek ekipi i Strugës mund të vijë gjatë javës. Ibraimi ka provuar më parë edhe disa aventura në Gjermani, Ukrainë dhe Qipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat