Martesa e tretë për lojtarin e njohur

Futboll

Martesa e tretë për lojtarin e njohur

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:51
Martesa e tretë për lojtarin e njohur

Dasma mes Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada u festua të shtunën më 11 qershor. Të dy kanë qenë bashkë së fundmi, që nga gushti i vitit 2021, por propozimi për martesë erdhi dhjetorin e kaluar.

Futbollisti i Hertha Berlin rezervoi një hotel të tërë dhe u gjunjëzua në një vend romantik për të bërë pyetjen. Gruaja e tretë e Boateng është 30 vjeç dhe një sipërmarrëse, pesë herë kampione italiane e arteve marciale.

Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada thanë po  në Toskanë, më saktë në Radicondoli,  në kodrat Sieneze.

Një ceremoni shumë sugjestive në natyrë, organizuar nga planieri i famshëm i dasmave Enzo Miccio. Boateng dhe Valentina gjithashtu u martuan në metaverse.

Ajo me Valentina Fradegrada është martesa e tretë për Boateng. Në vitin 2007 martesa e parë me gjermanen  Jenny, e cila e bëri atë baba të vogëlushit Jermaine-Prince, më pas në vitin 2016 bashkimi me Melissa Satta.

Tashmë 35-vjeçari e nis nga Valentina, me të cilën shpreson të zgjerojë edhe më tej familjen. Të dy kanë vendosur gjithashtu të ndajnë një projekt ambicioz pune: do të prodhojnë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat