Belotti vendos për të ardhmen

Futboll

 Belotti vendos për të ardhmen

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:10
 Belotti vendos për të ardhmen

Andrea Belotti nuk do të vijojë të jetë më pjesë e Torinos duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, kapiteni granata i ka komunikuar shokëve të skuadrës vendimin për të lënë ekipin e Torinos.

Sulmuesi 28-vjeçar është në skadencë kontrate më 30 qershor dhe pritet të shpallë “divorcin” me torinezët pas 7 sezonesh.

Kanë filluar sondazhet e para për të, ku kampionin e Europës me Italinë e kërkojnë Fiorentina dhe e sapo ngjitura në Serinë A, Monza e Silvio Berluskonit dhe e Adriano Galianit.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Torinos në Serinë A, “gjeli” Beloti u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe dhuroi gjithashtu dhe 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat