Katër futbollistë largohen nga Dinamo

Futboll

Katër futbollistë largohen nga Dinamo

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:19
Katër futbollistë largohen nga Dinamo

Dinamo e Tifranës nuk ia doli të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar teksa u rikthye në Kategorinë e Parë.

Tashmë, në klub kanë nisur lëvizjet e para të futbollistëve teksa katër prej tyre edhe zyrtarisht nuk janë më pjesë e bluve të kryeqytetit.

Fjala është për kapitenin Agim Ibraimi (36 ndeshje dhe 8 gola në sezonin e fundit) dhe mbrojtësit Siljanovski, Sofranac dhe Isaevski. Tashmë, të katërt futbollistët janë të lirë për të zgjedhur aventurën e radhës teksa ofertat nuk ju mungojnë

Ka qenë vetë klubi i Dinamos që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale bëri të ditur këto lëvizje.

Njoftimi i Dinamos:

FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.
Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.
FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat