Schumacher drejt largimit nga F1

Futboll

Schumacher drejt largimit nga F1

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:19
Schumacher drejt largimit nga F1

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Mick Schumacher me makinën Haas, në Formula 1. Drejtuesit e makinës amerikane kanë mbetur deri më tani të zhgënjyer nga paraqitjet e pilotit të ri gjerman, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher.

Të Haas po mendojnë që tani për vitin 2023 dhe në rast se Mick nuk ndryshon paraqitje të pistë, atëherë do të largohet. Ndërkohë që, i sigurt duket danezi Kevin Magnussen, të cilit Haas synon t’i afrojë një pilot me më shumë eksperiencë.

Sipas kontratës, Haas duhet të ketë një pilot të Akademisë Ferrari, vend që për momentin e mban Mick. Gjithsesi, vitin tjetër këtë vend mund ta zërë një pilot italian, Antonio Giovinazzi, që deri vjet ka garuar me Alfa Romeo.

Një tjetër emër që pritet të zëvendësojë Mick Schumacher është Robert Shwartzman apo vëllai i Charles Leclerc, Arthur Leclerc. Të dy këta pilotë të rinj janë pjesë e Akademisë Ferrari. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga paraqitja e pilotit të riu gjerman në pjesën e dytë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat