Fituesja aktuale e Kupës së Shqipërisë e do lojtarin e Strugës

Futboll

Fituesja aktuale e Kupës së Shqipërisë e do lojtarin e Strugës

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:35
Fituesja aktuale e Kupës së Shqipërisë e do lojtarin e Strugës

Nemanja Bosançiç pak ditë më parë prishi kontratën me Struga Trim Lum. Edhe pse i njëjti kishte kontratë edhe për 6 muaj me skuadrën strugane, në klauzolë ekzistonte një marrëveshje që lojtari mund të largohej në rast se në adresë të tij do të vinte ndonjë ofertë nga jashtë tregut të Maqedonisë.

Informacione të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e Namanja Bosançiç interesohet skuadra e Vllaznisë nga Shkodra. Fituesja aktuale e Kupës së Shqipërisë tashmë disa ditë po zhvillon bisedime me mesfushorin serb, i cili te Struga Trim Lum zhvilloi një sezon mjaft të mirë, ku doli të jetë njëherit edhe golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre.

Bosançiç në 31 ndeshje me fanellën e skuadrës së Trim Lum, regjistroi 8 gola dhe 9 asistime, duke zgjuar kështu edhe interesimin e shkodranëve, që e dëshirojnë mesfushorin për ndeshjet europiane.

Kujtojmë Vllaznia e Shkodrës garat europiane këtë vit do ti nis nga raundi i dytë në kuadër të Ligës së Konferencës, ku për kundërshtarë do të ketë rumunët e Universitatea Krajova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat