Lewandowski e përsërit dëshirën për t’u larguar nga Bayerni

Futboll

Lewandowski e përsërit dëshirën për t’u larguar nga Bayerni

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:54
Lewandowski e përsërit dëshirën për t’u larguar nga Bayerni

Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich në verë, mes interesimit nga gjigantët e La Liga Santander, Barcelona.

Reprezentuesi polak beson se lëvizja e tij e mundshme mund të jetë e dobishme si për veten ashtu edhe për klubin, i cili do të jetë në gjendje të përfitojë nga ylli i tyre.

“Kam ende një vit të mbetur në kontratën time, prandaj i kam kërkuar klubit dritën jeshile për një transferim”, tha Lewandowski për Bild.

“Unë mendoj se në situatën aktuale është zgjidhja më e mirë, veçanërisht pasi klubi mund të marrë ende para nga një transferim. Nuk dua të detyroj asgjë, nuk bëhet fjalë për këtë, ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjes më të mirë, duhet të qetësohemi, dua të flasim me qetësi dhe jo përmes mediave. Shpresoj që fansat të më kuptojnë një ditë”, u shpreh sulmuesi polak.

Duhet theksuar se javët e fundit të dyja palët i kanë dërguar mesazhe njëra-tjetrës përmes shtypit.

Sulmuesi ka qenë këmbëngulës për qëllimin e tij për t’u larguar këtë verë, por Bayern Munich nuk duket se është i gatshëm ta lejojë atë ta bëjë këtë.

Megjithatë, tensioni mes dy palëve është ulur pas një takimi mes drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe Lewandowskit disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat