Umtiti është jashtë planeve të trajnerit

Futboll

Umtiti është jashtë planeve të trajnerit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:51
Umtiti është jashtë planeve të trajnerit

Barcelona është duke tentuar ta shesë Samuel Umtiti gjatë kësaj verë, raportojnë mediet spanjolle.

Umtiti është jashtë planeve të trajnerit Xavi Hernandez, dhe tashmë katalonasit po bëjnë çmos që ta shesin lojtarin.

Dy klubet franceze Lyon dhe Nice thuhet së janë duke e monitoruar situatën e Umtitit, edhe pse ende në zyrat e ‘blaugranave’ nuk ka ardhur asnjë ofertë.

Mbrojtësi Umtiti në sezonin që e lamë pas kishte pak hapësirë në skuadrën e Barcelonës, dhe tashmë e ardhmja e lojtarit sipas të gjitha gjasave, do të jetë larg ‘Camp Nout’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat