Sadikun e kërkon një skuadër spanjolle

Futboll

Sadikun e kërkon një skuadër spanjolle

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:18
Sadiku

Armando Sadiku zhvilloi një sezon pozitiv me skuadrën e Las Palmasit në ligën e dytë spanjolle. Edhe pse skuadra e shqiptarit, nuk mundi të rikthehej në elitë, Sadiku ishte protagonist me paraqitjet e tij, duke realizuar 6 gola në sezonin që sapo lamë pas.

31-vjeçarit nga Elbasani, i skadon kontrata me Las Palmasin më 30 qershor të këtij viti, teksa me shumë gjasa mund të kërkojë një aventurë të re. Edhe pse sulmuesit i është ofruar një kontratë rinovimi, Sadiku nuk ka preferuar të nxitohet duke shqyrtuar ofertat.

Sipas “Onda Cero” , sulmuesi shqiptar është në axhendën e Javi Rikos, Drejtorit Sportiv të Sporting Gijon, që kërkon të përforcojë sulmin me Sadikun.

Në ditët në vijim pritet të zbulohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e 31-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat