Arbitra strugan për ndeshjen KF Arsimi – Ovçe Pole

Futboll

Arbitra strugan për ndeshjen KF Arsimi – Ovçe Pole

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:44
Arbitra strugan për ndeshjen KF Arsimi – Ovçe Pole

Me ndeshjet e sotme edhe zyrtarisht mbyllen të gjitha ndeshjet futbollistike të edicionit të kaluar në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

E mërkura është e rezervuar për dy ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave 4 skuadrat pjesëmarrëse do të kërkojnë që të plotësojnë dy vendet e fundit për edicionin e ardhshëm në Ligën e Dytë Unike, shkruan “infOSport.mk”.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në kryeqendrën tonë.

Ndeshja ndërmjet KF Arsimit dhe Ovçe Poles do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit dhe e njëjta i është besuar arbitrit strugan, Jovan Kaçevski, së bashku me ndihmësit e tij Razme Bakraçeski dhe Kliment Ristoski, derisa ajo midis Karaormanit dhe Vardar Negotinës në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të drejtohet nga arbitri kryesor Dimitar Pileshkov nga Shtipi, të cilit do ti ndihmojnë shkupjani Daniel Vasilevski dhe kumanovari, Martin Petkovski.

Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat