Inzaghi për ndeshjen ndaj Lecces

Futboll

Inzaghi për ndeshjen ndaj Lecces

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:39
Inzaghi për ndeshjen ndaj Lecces

“Le të fillojmë sezonin e ri kundër një ekipi të sapo promovuar si Lecce, do të jetë një ndeshje stimuluese dhe do të duhet të jemi të përqendruar dhe të vëmendshëm”.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komenton debutimin e zikaltërve në ligë në kalendarin e zbuluar sot nga shorteu.

“Në kampionatin italian asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Do të luajmë çdo tre ditë, do të duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përballemi me të njëjtën vendosmëri dhe dëshirë për të bërë mirë në çdo ndeshje”.

Inter do të bëjë debutimin në shtëpi në ndeshjen e dytë kundër Spezias. Më pas transferta në Romë kundër Lazios, ndeshje në shtëpi kundër Cremonese dhe në të pestën koha për derbin ndaj Milanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat