E kryer, ky është klubi i ri i Bale

Futboll

E kryer, ky është klubi i ri i Bale

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 17:29
E kryer, ky është klubi i ri i Bale

Siç raportohet nga gazetari David Ornstein i “The Athletic”, Garreth Bale tanimë e ka zgjedhur skuadrën e tij të re.

Gareth Bale ka rënë dakord t'i bashkohet skuadrës së Ligës Amerikane (MLS), Los Angeles FC në një kontratë, e cila fillimisht do të jetë njëvjeçare, ndërsa ai ka një mundësi për të zgjatur edhe për 18 muaj të tjerë.

Ylli i Uellsit, 32 vjeçar, ka qenë pa klub që kur u largua nga Real Madrid këtë verë, përcjell KosovaPress.

Megjithatë, përpara rikthimit të Uellsit në Kupën e Botës pas 64 vitesh këtë dimër, ai ka zgjedhur t'i bashkohet skuadrës së Kalifornisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat