Islami kalon te Gjilani

Futboll

Islami kalon te Gjilani

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:06
Islami kalon te Gjilani

SC Gjilani ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mbrojtësin e djathtë Përparim Islami.

Islami u largua nga Drita pasi hapësirat për të ishin të pakta dhe bardhekaltërtit për edicionin e ri nënshkruan me Besnik Krasniqin, njërin nga mbrojtësit anësorë më të mirë në vend dhe atij nuk i garantoheshin minutat.

Kësisoj ‘Rruki’ vendosi të ndërroj skuadër, por jo edhe qytet duke kaluar te rivali lokal i Dritës, SC Gjilani për një marrëveshje dy vjeçare.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Përparim Islami

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.

Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat