Vukçeviq përforcon fituesin e Kupës së Kosovës 

Futboll

Vukçeviq përforcon fituesin e Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 22:40
Igor Vukçeviq e Tahir Batatina

Llapi i Podujevës synon të jetë i kompletuar në të gjitha pikëpamjet për edicionin e ri.

Podujevasit përgatiten edhe për rrethin e parë kualifikuese të Conference League, ku ndeshen me Buduçnostin e Podgoricës.
Llapi përforcohet me Igor Vukçeviqin.  

“Sulmuesi 22 vjeç përforcon Llapin!

Igor Vukcevic, sulmues i qendrës, i lindur më 07.11.1999 ka përforcuar sulmin e skuadrës sonë. 

Vukçeviq së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës. 

Karrierën Vukçeviq e ka filluar tek skuadra e Buduçnost Podgorica, kurse ka mbrojtur ngjyrat edhe të OFK Petrovac.

Sulmuesi shtatlartë është bashkuar sot me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat