Atletico gjen sulmuesin ideal në Itali

Futboll

Atletico gjen sulmuesin ideal në Itali

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:05
Simeone

Edhe Atletico Madrid është vënë në radhë për Gianluca Scamaça. Këtë e ka konfirmuar Mundo Deportivo. Drejtori sportiv i Colchoneros, Andrea Berta, duket se “e shikon lojtarin e Sassuolo-s dhe Italisë si sulmuesin ideal për Dieg Pablo Simeone-n”.

Megjithatë, ka disa kritere që duhen respektuar. I pari ka të bëjë me Alvaro Morata-n. “Marrëveshja me Juventus-in, – shkruan Mundo Deportivo, – nuk po gjendet dhe, në çdo rast,   për ish-lojtarin e Real-it do të duhet gjetur një ekip, përndryshe nuk do të ketë operacione në merkato për sulmin”.

Për Scamaça interesohet e dhe Paris Saint-Germain (gati të ofrojë 40 milionë euro) “një destinacionin që pëlqehet më shumë nga sulmuesi, por që tek Ateltico  mund të kishte një rol si protagonist absolut”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Simeone-s i pëlqejnë karakteristikat fizike të lojtarit me 195 centimetrat e tij, mënyrën si e mbron topin dhe si sulmon hapësirat në  zonat kundërshtare dhe eksperienca e tij, pavarësisht moshës s ë re, e provuar jashtë Italisë te moshat e Psv Eindhoven dhe Pec Zwolle”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat