Barcelona i siguron paratë për ta blerë Lewandowskin

Futboll

Barcelona i siguron paratë për ta blerë Lewandowskin

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:09
Robert Lewandowski

Barcelona po e kërkon me ngulm Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak ka vendosur të largohet përfundimisht nga Bayern Munichu dhe e ëndërron transferimin në “Camp Nou”.

Sipas mediave gjermane, gjiganti bavarez i kërkon 60 milionë euro për kartonin e veteranit të sulmit.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Barcelona është duke “i shtrënguar dhëmbët” për t’i bërë paratë e blerjes së ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Ndërkohë, menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi e ka kontaktuar personalisht presidentin “Blaugrana” Joan Laporta për t’ia kujtuar sakrificat që është duke i bërë në këto momente klienti i tij.

Sipas mediumit spanjoll “As”, trajneri Xavi Hernandez dëshiron ta ketë në dispozicion lojtarin para 11 korrikut, kur do të fillojë edhe faza përgatitore për sezonin e ri.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por është i vendosur për t’u larguar qysh tash.

Duket se edhe kampioni gjerman është dorëzuar dhe do ta shesë lojtarin, por vetëm për një çmim të arsyeshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat