Gati të veshë fanellën e Tiranës

Futboll

Gati të veshë fanellën e Tiranës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:58
Emanuele Ndoji

Nga Tirana konfirmojnë se Emanuele Ndoji është kontaktuar nga bardheblutë, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Sipas burimeve, lojtari është kontaktuar nga Tirana, por nuk dihet përfundimi i bisedimeve.

Edhe në Itali janë të bindur se Tirana do të marrë Emanuele Ndojin.

Sipas mediave të Kozencës, pas parantezës jo të paharrueshme me fanellën e saj, për Emanuele Ndojin duket se e ardhmja e karrierës së tij është shumë larg Italisë. Siç raportohet nga “Giornale di Brescia”, në fakt, mesfushori i klasit ’96 mund të shkojë të luajë në Shqipëri, te KF Tirana, që janë edhe kampionët e vendit.

Ndoj iu bashkua “Ujqërve” në janar të këtij viti si huazim nga Bresha. Për të në “rossoblu” vetëm 10 ndeshje, nga të cilat pesë si titullar.

Në debutimin e tij me këtë fanellë një karton të dyfishtë të verdhë me pasues të kuq, për më tepër në ndeshjen kundër Breshas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat