Fiorentina studion formulën për të mbërritur te Bajrami

Futboll

Fiorentina studion formulën për të mbërritur te Bajrami

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:41
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është një profil që po ndiqet me kujdes nga Fiorentina.

Vjollcët e shohin mesfushorin shqiptar si “regjizorin” e duhur për sulmin e tyre. Drejtuesit e klubit italian po studiojnë formulën për ta marrë 22- vjeçarin në Firence.

Mediat italiane tregojnë se Firentina i ka ofruar Empolit futbollistin Zurkovski për të siguruar shërbimet e Bajramit.

Ndërkohë, nga krahu tjetër Empoli nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të çmjar që ka në organikë.

Klubi italian kërkon të paktën 12-15 milionë euro për të nisur negociatat për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat