Ndryshime të mëdha në VAR-in e Seria A

Futboll

Ndryshime të mëdha në VAR-in e Seria A

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:59
VAR-i

VAR në futbollin italian jo në pak raste ka krijuar edhe polemika për shkak të ndërhyrjes apo mos ndërhyrjes në raste specifike.

Gjyqtarët e fushës aktualisht veprojnë me rotacion në dhomën e VAR, por i njëjti emërues, Gianluca Rocchi, kishte parashikuar që prezantimi i një ekipi “varistësh” të specializuar ishte i pashmangshëm.

Një tjetër revolucion në horizont, ai i pozicionit jashtë loje automatike, që FIFA do të dëshironte të ishte plotësisht funksional në Kupën e Botës në Katar.

Një program kompjuterik do të jetë në gjendje të zbulojë në kohë real pozicionimin e lojtarëve në fushë, duke përdorur sensorë, duke lejuar kështu të shpejtojë kohën për konfirmimin ose jo të një goli, pa pasur nevojë të përdorë gjurmimin manual të linjave siç është aktualisht.

Për të lehtësuar kuptimin e disa situatave për publikun, për më tepër, episodet do të përsëriten në ekranet e mëdha të stadiumeve dhe mund të disponohen edhe në një aplikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat