Prishtina ndan rrugët me sulmuesin

Futboll

Prishtina ndan rrugët me sulmuesin

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:07
Sadam Sulley

FC Prishtina dhe sulmuesi Sadam Sulley e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht.

25-vjeçari iu bashkua “bardhekaltërve” në janar të këtij viti nga skuadra sllovake Senica.

Sulley është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.

Ndarjen e Sulley me Prishtinën, e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti, duke falënderuar sulmuesin për kontributin e dhënë te skuadra bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat