Bëri sherr, klubi i Prishtinës largon sulmuesin

Futboll

Bëri sherr, klubi i Prishtinës largon sulmuesin

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:10
Bëri sherr

Futbollisti i Prishtinës, Medurim Hoti, ishte pjesë e një sherri që ndodhi në një turne amator në kalçeto.

Duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga klubi kryeqytetas në dëm të lojtarit dhe vendimi ka qenë i rënd për të.

“Klubi i Futbollit Prishtina ka marrë masa ndaj tij dhe mund të konsiderojmë se ai nuk është më lojtar i Prishtinës”, u shpreh drejtori sportiv i klubit, Arsim Osmani, i cili më pas shtoi:

Ky nuk është rasti i vetëm i tij. Ai më herët ka pasur dhe një rast të ngjashëm”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat