Atdhe Mazari: Nuk mendojmë vetëm për mbijetesë

Futboll

Atdhe Mazari: Nuk mendojmë vetëm për mbijetesë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:18
Mazari

Optimizmi dhe atmosfera pozitive janë gjithmonë tregues se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

Kështu, është edhe te Pobeda, në procesin stërvitor që sapo ka nisur, nën drejtimin e shefit të ri të shtabit profesional Boban Babunski, premton gjëra të mëdha.

Është e qartë se lojtarët e rinj të ekipit të parë shohin një sfidë dhe mundësi të re për të provuar veten.

“Kam ditur pak për Prilepin dhe tani më pëlqen shumë ky qytet. Këtu të gjithë në klub më pritën bukur, dhe ambienti dhe publiku i madh është një eksperiencë e veçantë.

Tani kemi kushte të mira për përgatitje dhe nuk mendojmë vetëm për mbijetesë, por edhe për diçka më shumë. Liga e parë është shumë e fortë, por edhe ne jemi një skuadër e mirë”, tha sulmuesi Atdhe Mazari.

Pobeda është skuadra e vetme e ligës së parë që nuk ka emra të rinj në merkaton e verës.

Sipas spekulimeve nga Prilepi, mbrojtësi Tose Delov nga Tikveshi pritet të jetë prurja e parë në epokën e Boban Babunskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat