Pushtuesi serb e dënoi Ismet Ramadanin për ndeshjen e Republikës së Kosovës 

Futboll

Pushtuesi serb e dënoi Ismet Ramadanin për ndeshjen e Republikës së Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:02
Ismet Ramadani

Të jesh sportist, veprimtar sportiv, gjyqtar sportiv, trajner etj. në vitet e 90-ta, ka qenë sikur të shkosh në vijë të frontit në përballje me regjimin serb.

Pushtuesi serb me tërë arsenalin që kishte sulmoi popullin shqiptar të Kosovës në vitet e 90-ta, i dëboi nga puna, nga Universiteti i Prishtinës, nga shkollat, stadiumet dhe palestrat sportive.

Një rast interesant është në verën e vitit 1997! 

Image

Vendimi i gjykatës famëkeqe serbe në Ferizaj, me 28 gusht të vitit 1997 

Ismet Ramadani (ka ndërruar jetë para 19 viteve), veprimtari i shquar i futbollit dhe në përgjithësi i sportit, gazetar sportiv, pas luftës edhe bashkëpunëtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, u gjykua nga pushtuesi serb, vetëm pse e ka organizuar ndeshjen mes Ferizajt dhe Drenicës së Skenderajt, në kuadër të Republikës së Kosovës.   

Djali i tij, Dritoni, ka publikuar edhe vendimin e gjykatës famëkeqe të 28 gushtit të vitit 1997, kur u dënua me të holla z. Ismet Ramadani.

Sinisha Vllajiq, gjyqtar famëkeq, me urdhër të Beogradit, e dënoi Ismet Ramadanin. 

Ramadani u gjobit me 400 dinarë të asaj kohe, madje u urdhërua që brenda 15 ditëve të paguhet dënimi ndryshe përfundon në burg. 

Në vendimin e gjykatës së pushtuesit në Ferizajt, arsyeja e dënimit ishte se Ramadani nuk ka kërkuar leje për zhvillimin e ndeshjes në fshatin Varosh.

Ramadani u dënua me 28 gusht të vitit 1997 për ndeshjen që u zhvillua me 19 qershor të vitit 1997. 

Sportistët dhe veprimtarët sportivë, u përballen me kërcënime, maltretime, rrahje, arrestime e burgosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat