Zbulohen emrat që Leonardo do i afronte te PSG-ja

Futboll

Zbulohen emrat që Leonardo do i afronte te PSG-ja

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:30
Zbulohen emrat që Leonardo do i afronte te PSG-ja

Aventura e Leonardos te Paris Saint-Germain përfundoi më 21 maj, në raundin e fundit të Ligue 1 kundër Metz. Megjithatë, tashmë ish-drejtori sportiv i parizienëve, sipas gazetës franceze “Le Parisien”, kishte në mendje një revolucion të vërtetë.

Leonardo do të kishte vendosur Thiago Motta-n në vend të Mauricio Pochettino-s në krye të stolit të kampionëve të Francës.

Më pas, siç bëri verën e kaluar me Messin, Wijnaldum, Donnarumma dhe Sergio Ramos, Leonardo do të kishte menduar të sillte dy kampionë të botës me parametra zero, Ousmane Dembele dhe Paul Pogba.

Mane ishte gjithashtu në fokusin e Leonardos, por nuk do të mbaronte me kaq, rasti i senegalezit, që së fundmi firmosi me Bayern Munich, ishte komentuar edhe nga këshilltari i ish-drejtorit sportiv të PSG-së, Bacary Cisse, i cili tha për “RMC”:

“Po, PSG-ja synonte në fakt Sadio-n. Leonardo pati disa kontakte me agjentin e tij gjerman, ata u takuan, diskutuan të mirat dhe të këqijat e një transferimi të mundshëm të Sadios te klubi francez por bisedimet u ndalën aty”. Në fund, plani i Leonardos u prish dhe vendin e tij e zuri Luis Campos, i cili po ecën ndryshe pasi zgjodhi Christophe Galtier për trajner dhe lojtarë me më pak potencial si Vitinha".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat