Galliani zbulon prapaskenën e bujshme

Futboll

Galliani zbulon prapaskenën e bujshme

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:53
Galliani

Adriano Galliani, CEO i Monza, foli për merkaton e skuadrës së tij, ndër të tjera duke zbuluar një anekdotë për Xavi, i cili ishte një hap larg Milanit në vitin 1998. Këto janë fjalët e ish-CEO së kuqezinjve për “Gianlucadimarzio.com”:

“Sensi është një lojtar i madh. Unë u përpoqa ta merrja Xavi në vitin 1998 në Milano, u dakordësua si marrëveshje, por më pas nëna e tij nuk e la. Tani Sensi po vjen te Monza”.

Emra të tjerë të nxehtë në radarët e Monza janë ata të Pessina, Petagna dhe Carboni: “Nëse do të flasim me Rison për Pessina? Ndoshta po. Unë do të doja absolutisht ta ktheja atë, jam i lidhur, njoh edhe familjen e tij.

Pessina lindi në Monza dhe u rrit atje, më pas e mora në Milano më 2015, pastaj u shit tek Atalanta. Do të ishte mirë të kthehej te Monza si kapiten. Petagna? E urova, pasi ka ditelindjen. Ai u rrit te Milani, le të shohim…

Për Carboni, në vend të kësaj, është bërë. Ne kemi rezervuar tashmë vizitat mjekësore”.

Nga ana tjetër, pista e Casale (Hellas Verona) më në fund është zbehur: “Për Casale kishim një marrëveshje me Veronën, kështu që u mbyll 100%. Marrëveshja ra mbrëmjen e djeshme”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat