Ferizaj fillon përgatitjet për edicionin e ri 

Futboll

Ferizaj fillon përgatitjet për edicionin e ri 

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:13
Ferizaj fillon përgatitjet për edicionin e ri 

Ferizaj fillon përgatitjet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizajasit synojnë të përgatiten sa më mirë dhe për të luftuar për pjesën më të lartë të renditjes.

 “Sot skuadra jonë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës. 

Në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, të cilët ishin në formë të mirë fizike.

Stërvitjet kanë shkuar sipas planit, ku shtabi teknik u ndan mjaftë të kënaqur me përgatitjen fizike të futbollistëve, të cilët e kanë ruajtur formën e tyre edhe përkundër që ishin në pushim disa javorë.

Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë impozante brenda klubit, ku të gjithë futbollistët e shtabi teknik ishin të gatshëm të punojnë shumë që t'i arrijmë synimet tona”, njofton Ferizaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat