Onana: Realizova ëndrrën e jetës, faleminderit Inter

Futboll

Onana: Realizova ëndrrën e jetës, faleminderit Inter

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:49
Onana: Realizova ëndrrën e jetës, faleminderit Inter

Andre Onana është lojtari i radhës që firmos me Interin. Nënkampionët e Italisë zyrtarizuan të enjten rikthimin e Romelu Lukakun dhe blerjen e Kristjan Asllanit, mesfushorit të talentuar të kombëtares shqiptare.

Sot ishte radha e Andre Onana, me të cilin zikaltrit kishin arritur një marrëveshje prej muajsh. Portieri kamerunas (30 ndeshje me kombëtaren) vjen me parametra zero nga Ajax, teksa ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Nga kontrata me klubin italian, 26-vjeçari do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.

Pas firmës, “gardiani” afrikan shprehu ndjesitë e para si interist në një postim në rrjetet sociale:

“Ëndrrat bëhen realitet. Jam shumë entuziast që do të jem pjesë e klubit tim të ri. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit, trajnerin dhe ekipin për realizimin e ëndrrës time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat