Iseni te Tirana, në listë për ndeshjen ndaj Dudelange

Futboll

Iseni te Tirana, në listë për ndeshjen ndaj Dudelange

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:46
Iseni te Tirana

Besir Iseni bëri një hap përpara në karrierën e tij, duke nisur aventurën e parë jashtë vendit. Ai nënshkroi për klubin shqiptar KF Tirana.

Mbrojtësi 22-vjeçar sezonin e fundit luajti për Strugën Trim Lum. Sfida e tij e radhës do të jetë Superliga shqiptare, ku do të luaj për ekipin kampion.

Ai është në listë edhe për ndeshjen e Championsit ndaj Dudelange nga Luksemburgu.
Kontrata e tij është trevjeçare.

Iseni nga dita e sotme është vënë në dispozicion të klubit dhe po stërvitet me skuadrën. Përveç Strugës, lojtari i ri në karrierën e tij ka luajtur edhe për Vëllazerimin. Iseni luajti nëntë ndeshje në LPFM dhe ishte gjithashtu pjesë e kualifikueseve të Ligës së Konferencës me struganët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat