Sulmuesi pranë rinovimit me Milanin

Futboll

Sulmuesi pranë rinovimit me Milanin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:48
Rafael Leao

Pas vitesh betejash, mosmarrëveshja mes Rafael Leaos dhe Sportingut të Lisbonës po i afrohet përfundimit.

Dënimi nga Gjykata e Milanos, e cila në maj konfirmoi vendimet e marra në gjykatat portugeze dhe më pas në TAS, kishte vendosur një dëmshpërblim në favor të klubit luzitan prej 16.5 milionësh, shifër që me interes i kalonte 20 milionët.

Siç raporton “A Bola”, falë ndërhyrjes së agjentit Zhorzh Mendesh, është gjetur një zgjidhje mbi bazën e 19 milionë eurove.

Një shifër që do të ndahet mes lojtarit dhe Lilës, klub i dënuar bashkërisht. 19 milionë eurot do të ndahen në mënyrë të barabartë (9.5 milionë euro secila) mes palëve, një vendim që mund të lehtësojë Milanin, i cili prej kohësh është angazhuar në negociata për rinovimin e Leaos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

23-vjeçari, i destinuar për një rritje të konsiderueshme rroge, tashmë mund të takohet me klubin, pasi shuma që do të duhet të paguajë është përgjysmuar.

Zgjidhja e situatës me Sportingun nëpërmjet gjykatës do të sjellë lehtësime për Leaon. Ai tani mund të mendojë dhe planifikojë i qetë rinovimin.

Diskutimet për kontratën e re duhet të nisin nga supozimi se si Milani ashtu edhe 23-vjeçari duan të ecin përpara së bashku.

Klubi kuqezi po përpiqet të arrijë një marrëveshje për një rinovim të kontratës deri në vitin 2027, në mënyrë që të blindojë përgjithmonë lojtarin. Ka të ngjarë që në kontratë të përfshihet edhe një klauzolë lirimi, e cila aktualisht shkon në 150 milionë.

Ofertat e deritanishme kanë qenë në rendin e 5 milionë eurove, por me sa duket, nuk e kanë bindur futbollistin e aq më pak menaxherin e tij që pretendon për të asistuarin e tij të paktën 6.5-7 milionë euro në sezon. Kjo shifër do ta bënte Leaon më të paguarin te Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat